Si Përdoret Kurani.ai

Udhëzues i plotë hap pas hapi, nga instalimi deri tek memorizimi i plotë.

Përmbajtja

  1. Faqja Kryesore
  2. Lista e Sureve
  3. Faqja e Mushafit
  4. Mëso — Sesioni i Dëgjimit
  5. Mëso vetëm një Pjesë të Ajetit
  6. Testo me AI — Testi i Memorizimit
  7. Rezultatet dhe Progresi
1

Faqja Kryesore

Kur hapni aplikacionin, shihni faqjen kryesore me përshëndetjen "Esselamu Alejkum" dhe një pamje të përgjithshme të progresit tuaj ditor.

Home Screen

Këtu gjeni:

  1. Përsëritje — kur keni ajete për të përsëritur, ato shfaqen këtu në krye. Aplikacioni llogarit automatikisht se kur duhet ta përsëritni çdo ajet (1, 3, 7, 14 dhe 30 ditë pas mësimit). Shtypni "Testo me AI" për të filluar testin direkt.
  2. Kartela e frymëzimit — një hadith apo ajet frymëzues që ndërrohet çdo herë.
  3. Vazhdo — suret ku keni punuar së fundmi. Shtypni për të vazhduar nga ku e keni lënë.
  4. Suret — të 114 suret e Kuranit, direkt në faqen kryesore, me fushë kërkimi. Suret ku keni progres tregojnë rrethin e progresit dhe vulën ✓ të verifikuara për ajetet e provuara me test.
  5. Harta — lart djathtas te "Suret" gjeni Hartën e Kuranit: të 114 suret me ngjyra sipas progresit tuaj.
💡 Përsëritja e rregullt është sekreti i hifzit — kur shfaqet kartela "Përsëritje", jepini përparësi para mësimit të ri.
2

Lista e Sureve

Të 114 suret e Kuranit gjenden direkt në faqen kryesore — pa asnjë hap shtesë. Përdorni fushën e kërkimit për të gjetur shpejt suren që dëshironi.

Lista e Sureve
  1. Shkruani emrin ose numrin e sures në fushën e kërkimit (p.sh. "Baqarah" ose "2").
  2. Shtypni suren për të hapur faqjen e Mushafit me tekst kuranor.
3

Faqja e Mushafit

Kjo është faqja kryesore e mësimit. Këtu shihni tekstin kuranor ashtu siç është në Mushaf, faqe për faqe. Mund të zgjidhni ajete për t'i dëgjuar ose testuar.

Faqja e Mushafit

Zgjedhja e Ajeteve

  1. Shtypni mbi një ajet për ta zgjedhur (bëhet jeshile). Shtypni përsëri për ta hequr.
  2. Kur zgjidhni ajete në një faqe tjetër, zgjedhjet e faqes së mëparshme pastrohen automatikisht.
  3. Pasi të keni zgjedhur ajete, poshtë shfaqet paneli me numrin e ajeteve të zgjedhura, butonin për ta pastruar zgjedhjen, dhe dy veprimet: 🎤 Testo me AI dhe ▶ Mëso.

Menyja e Shtypur Gjatë (Long Press)

Shtypni dhe mbani gishtin mbi çdo ajet për të hapur menynë me tri opsione:

Menyja e Shtypur Gjatë
  1. Zgjidh të gjitha — zgjedh të gjitha ajetet në faqen aktuale.
  2. Hiq zgjedhjen — pastron të gjitha ajetet e zgjedhura.
  3. Shqip — shfaq përkthimin shqip të ajetit ku shtypët.
Përkthimi Shqip
💡 Për të zgjedhur shpejt tërë faqen: shtypni gjatë kudo në faqe → "Zgjidh të gjitha" → pastaj shtypni "Testo me AI" ose "Mëso".
4

Mëso — Sesioni i Dëgjimit

Butoni ▶ Mëso hap sesionin e dëgjimit. Këtu dëgjoni ajetet e zgjedhura me zërin e recitatuesit, me përsëritje të konfigurueshme.

Hapi 1: Dhikr para mësimit

Para se të fillojë dëgjimi, shfaqet ekrani i dhikrit — një tesbih i shkurtër për të qetësuar zemrën dhe përqendruar mendjen: 33× SubhanAllah, 33× Elhamdulilah, 33× Allahu Ekber. Prekni rrethin për çdo dhikr. Mund ta kaloni në çdo moment duke shtypur "Bismillah".

Dhikr para mësimit

Hapi 2: Dëgjimi

Gjatë dëgjimit, do të shihni:

Player
  1. Theksimi fjalë-për-fjalë — çdo fjalë ndriçohet kur luhet, duke ndihmuar leximin. Ndonjëhere ndriçimi mund të ngec prapa, ose ece perpara, kjo varet nga shpejtesia e lexuesit. Mendojeni si nje ndihmese vizuale per te kuptuar se ku ndodhet lexuesi e jo si ndriçim i sakte i fjalës qe po lexohet.
  2. Maskimi (Rikujtim Aktiv) — shtypni butonin e syrit 👁 për të fshehur tekstin. Provoni ta rikujtoni para se ta shihni.
  3. Cilësimet e sesionit — shpejtësia e leximit (0.75x–2x), cilësia HD e zërit, dhe Cikli për ta përsëritur pjesën pa ndalim.
  4. E mësova — kur jeni të sigurt, shënoni ajetet si të mësuara. Ato hyjnë në planin e përsëritjes automatike.
  5. Testo me AI — kur ndiheni gati, kaloni në testin e memorizimit.
💡 Metoda më efikase: dëgjoni 5-10 herë, pastaj aktivizoni maskimin, dhe kur ndiheni gati shtypni "Testo me AI".
5

Mëso vetëm një Pjesë të Ajetit

Ajetet e gjata nuk mësohen përnjëherë. Prandaj mund të zgjidhni vetëm disa fjalë — gjysmën e ajetit, apo edhe një fjalë të vetme — dhe ta dëgjoni vetëm atë pjesë, me përsëritje.

Zgjedhja e një pjese të ajetit
  1. Tërhiqni gishtin horizontalisht mbi fjalët që dëshironi — fjalët e prekura theksohen.
  2. Shtypni ▶ Mëso — luhet vetëm pjesa e zgjedhur, në përsëritje.
  3. Nëse sesioni është duke luajtur, zgjedhja e re e fjalëve ndërron pjesën menjëherë — pa e ndalur sesionin.
  4. Për t'u kthyer tek ajeti i plotë, prekni ajetin përsëri ose pastroni zgjedhjen me .
💡 Metoda e hafizëve për ajetet e gjata: ndajeni ajetin në 2-3 pjesë, mësojeni secilën veç e veç me përsëritje, pastaj bashkojini duke e dëgjuar ajetin e plotë.
6

Testo me AI — Testi i Memorizimit

Butoni 🎤 Testo me AI teston memorizimin tuaj: ju recitoni nga memoria, dhe inteligjenca artificiale e dëgjon dhe e vlerëson recitimin tuaj fjalë për fjalë.

Testo me AI
  1. Zgjidhni ajetet që dëshironi të testoni (ose përdorni "Zgjidh të gjitha" nga menyja).
  2. Shtypni 🎤 Testo me AI — teksti fshihet dhe shfaqet butoni i mikrofonit.
  3. Prekni mikrofonin kur të jeni gati — regjistrimi fillon vetëm me prekjen tuaj.
  4. Recitoni ajetet nga memoria — teksti është i fshehur.
  5. Shtypni "Dërgo" kur të përfundoni.
  6. Aplikacioni analizon regjistrimin tuaj fjalë-për-fjalë dhe shfaq rezultatin.
💡 Çdo ajet vlerësohet veçmas — nëse gaboni në një ajet, vetëm ai kthehet për përsëritje, jo e gjithë pjesa.
7

Rezultatet dhe Progresi

Pas testimit, aplikacioni shfaq rezultatin e detajuar me vlerësimin fjalë-për-fjalë.

Rezultati
  1. Përqindja — sa fjalë i keni thënë gabim.
  2. Fjalët e gabuara — çdo gabim shfaqet me krah për krah me fjalën e saktë.
  3. Fjalët e munguara — fjalët që i keni kapërcyer shfaqen me ngjyrë kuqe.
  4. Nënvizimet e kuqe në Mushaf — pas testit, gabimet theksohen direkt mbi tekstin kuranor.
Gabimet

Pas rezultatit, nese e keni recituar me sukses pjesen, keni dy opsione:

  1. Provo përsëri — provoni përsëri testin për ajetet e njëjta.
  2. E mësova — shënoni ajetet si të memorizuara. Ato marrin vulën ✓ të verifikuara dhe hyjnë në planin e përsëritjes.

Përsëritja automatike

Çdo ajet i mësuar futet në një plan përsëritjeje të zgjuar: testi i parë pas 1 dite, pastaj pas 3, 7, 14 dhe 30 ditësh. Sa herë që e kaloni testin, intervali zgjatet; nëse gaboni, ajeti kthehet për përsëritje të nesërmen. Ajetet që presin përsëritje shfaqen në krye të faqes kryesore nën "Përsëritje". Pas ciklit të plotë 30-ditor, ajeti shënohet i fortë ⭐.

Harta dhe ruajtja e progresit

  1. Harta e Kuranit — nga faqja kryesore (lidhja "Harta" te Suret): të 114 suret me ngjyra sipas progresit — jeshile për të mësuarat, e artë për të fortat.
  2. Eksporto / Importo progresin — në Hartë, shtypni për ta ruajtur progresin si skedar (p.sh. në iCloud Drive) ose për ta rikthyer në një telefon të ri.
💡 Shtypni butonin e riluajtjes për të dëgjuar regjistrimin tuaj. Kjo ndihmon të kuptoni ku keni gabuar në shqiptim.
Shkarko Kurani.ai

Keni pyetje? Na kontaktoni