Si Përdoret Kurani.ai
Udhëzues i plotë hap pas hapi, nga instalimi deri tek memorizimi i plotë.
Përmbajtja
Faqja Kryesore
Kur hapni aplikacionin, shihni faqjen kryesore me përshëndetjen "Esselamu Alejkum" dhe një pamje të përgjithshme të progresit tuaj ditor.
Këtu gjeni:
- Rrethi i Progresit — sa minuta keni mësuar sot kundrejt qëllimit ditor. Shtypni për të parë statistikat javore.
- Kartela e frymëzimit — një hadith apo ajet frymëzues që ndërrohet çdo herë.
- Vazhdo — suret ku keni punuar së fundmi. Shtypni për të vazhduar nga ku e keni lënë.
- Mëso — butoni për të hapur listën e sureve dhe filluar mësimin.
- Suret e Memorizuara — lista e sureve ku keni ajete të memorizuara, me përqindjen e progresit.
Lista e Sureve
Këtu gjeni të 114 suret e Kuranit. Përdorni fushën e kërkimit për të gjetur shpejt suren që dëshironi.
- Shkruani emrin e sures në fushën e kërkimit (p.sh. "Baqarah").
- Shtypni suren për të hapur faqjen e Mushafit me tekst kuranor.
Faqja e Mushafit
Kjo është faqja kryesore e mësimit. Këtu shihni tekstin kuranor ashtu siç është në Mushaf, faqe për faqe. Mund të zgjidhni ajete për t'i dëgjuar ose testuar.
Zgjedhja e Ajeteve
- Shtypni mbi një ajet për ta zgjedhur (bëhet jeshile). Shtypni përsëri për ta hequr.
- Kur zgjidhni ajete në një faqe tjetër, zgjedhjet e faqes së mëparshme pastrohen automatikisht.
- Pasi të keni zgjedhur ajete, shfaqen dy butona poshtë: Përserit dhe Mëso.
Menyja e Shtypur Gjatë (Long Press)
Shtypni dhe mbani gishtin mbi çdo ajet për të hapur menynë me tri opsione:
- Zgjidh të gjitha — zgjedh të gjitha ajetet në faqen aktuale.
- Hiq zgjedhjen — pastron të gjitha ajetet e zgjedhura.
- Shqip — shfaq përkthimin shqip të ajetit ku shtypët.
Mëso — Sesioni i Dëgjimit
Butoni ▶ Mëso hap sesionin e dëgjimit. Këtu dëgjoni ajetet e zgjedhura me zërin e recitatuesit, me përsëritje të konfigurueshme.
Hapi 1: Përgatitja e Sesionit
Para se të fillojë dëgjimi, shfaqet ekrani i përgatitjes ku mund të konfiguroni:
Hapi 2: Dëgjimi
Gjatë dëgjimit, do të shihni:
- Theksimi fjalë-për-fjalë — çdo fjalë ndriçohet kur luhet, duke ndihmuar leximin. Ndonjëhere ndriçimi mund të ngec prapa, ose ece perpara, kjo varet nga shpejtesia e lexuesit. Mendojeni si nje ndihmese vizuale per te kuptuar se ku ndodhet lexuesi e jo si ndriçim i sakte i fjalës qe po lexohet.
- Maskimi (Rikujtim Aktiv) — shtypni butonin e syrit për të fshehur tekstin. Provoni ta rikujtoni para se ta shihni.
- Testo — kur ndiheni gati, shtypni "Testo" për të kaluar në modalitetin e testimit.
Përserit — Testi i Memorizimit
Butoni Përserit është për përsëritjen e ajeteve që keni memorizuar më parë. Kalon direkt në test, pa dëgjim — sepse tashmë e dini tekstin.
- Zgjidhni ajetet që dëshironi të testoni (ose përdorni "Zgjidh të gjitha" nga menyja).
- Shtypni Përserit — mikrofoni aktivizohet menjëherë.
- Recitoni ajetet nga memoria — teksti është i fshehur.
- Shtypni "Dërgo" kur të përfundoni.
- Aplikacioni analizon regjistrimin tuaj fjalë-për-fjalë dhe shfaq rezultatin.
Rezultatet dhe Progresi
Pas testimit, aplikacioni shfaq rezultatin e detajuar me vlerësimin fjalë-për-fjalë.
- Përqindja — sa fjalë i keni thënë gabim.
- Fjalët e gabuara — çdo gabim shfaqet me krah për krah me fjalën e saktë.
- Fjalët e munguara — fjalët që i keni kapërcyer shfaqen me ngjyrë kuqe.
- Nënvizimet e kuqe në Mushaf — pas testit, gabimet theksohen direkt mbi tekstin kuranor.
Pas rezultatit, nese e keni recituar me sukses pjesen, keni dy opsione:
- Provo përsëri — provoni përsëri testin për ajetet e njëjta.
- E mësova — shënoni ajetet si të memorizuara. Ato do të shfaqen në faqjen kryesore nën "Suret e Memorizuara".
Keni pyetje? Na kontaktoni